Tė nderuar bashkatdhetarė,

 

Me 14 prill 2013 nė sallėn Théātre d’Onex Parc nė Gjenevė, nė prani tė 96 pjesėtarėve tė komunitetit tonė ėshtė krijuar Komuniteti Shqiptar i Gjenevės.

Duke marrė parasysh se nė Gjenevė jetojnė rreth 15.000 shqiptarė ka ardhur koha qė tė mbėshtetemi mė shumė nė forcat tona pėr tė pėrmbushur nevojat tona. Ka ardhur koha qė komuniteti ynė tė organizohet nė pėrputhje me nevojat tona konkrete. Kėto nevoja janė tė shumta dhe shumėllojshme: mėsimi i gjuhės shqipe, shkollimi nė nivele mė tė larta, ruajtja dhe kultivimi i veēorive shqiptare, angazhimi i rinisė me aktivitete sportive, ofrimi i informacioneve pėr aktivitetet e lartpėrmendura, informacione rreth obligimeve ligjore ndaj shtetit ku jetojmė apo atij tė origjinės, ofrimi i shėrbimeve tė ndryshme profesionale me ēmime tė volitshme, ndėrlidhja e bizneseve me pronarė shqiptarė me qėllim rritjen e fitimeve, dhėnia e kėshillave nė situata tė ndryshme siē janė: hapja e njė firme, blerja e banesės apo shtėpisė, gjatė deklarimit tė tatimit, para daljes nė pension, pas njė aksidenti nė punė apo jashtė saj, kur ka nevojė pėr ndihma sociale, nė rast tė vdekjes kur i ndjeri duhet tė transportohet nė vendlindje apo tė varroset kėtu dhe nė shumė raste tjera qė mund tė paraqiten nė pėrditshmėrinė tonė.

A do tė mund t'i pėrgjigjemi kėtyre nevojave? Po, nėse ēdonjėri nga ne vendos nga njė gur nė kalanė qė po pėrpiqemi ta ndėrtojmė. Kalaja qė quhet Komuniteti Shqiptar i Gjenevės ka nevojė pėr ēdonjėrin nga ju. Ka nevojė pėr kontributin tuaj monetar, profesional, pėr eksperiencėn tuaj, pėr punė vullnetare dhe pėr ēfarėdo ndihme tjetėr qė mund tė ofroni dhe qė mund tė shfrytėzohet nga komuniteti ynė.     

Komuniteti Shqiptar i Gjenevės ėshtė shoqatė jofitimprurėse, jopolitike, jofetare dhe pa dallime krahinore. Nė kryesinė e saj ka njerėz nga tė gjitha trojet etnike shqiptare.

Nė emėr tė Komunitetit Shqiptar askush nuk ka tė drejtė tė mbledh para nė dorė pėr ēfarėdo qėllimi. Lartėsia e anėtarėsisė ėshtė pėrcaktuar nga Kuvendi Themelues dhe ėshtė 100chf/vit pėr anėtar ose pėr familje, ku me familje konsiderohet njė ēift bashkėshortor me fėmijė tė mitur, ose tė rritur, por nė shkollim dhe pa tė ardhura.

Qasja ndaj tė dhėnave financiare ėshtė e garantuar nė ēdo kohė dhe pėr ēdo anėtar tė komunitetit.

Komplet Statutin dhe fletanėtarėsinė mund ta gjeni nė kėtė sajt.  

 

 

 

 

dizajnuar nga ali mehmeti

 

DONATORĖT

 

             Shqip      Franēais

FillimiStatutiFletanėtarėsimAnėtarėtKryesiaDonatorėtShoqatatNgjarjetMuzikėGazeta - TV InfoKontaktMėso shqipShėrbimeRaportet vjetore